‘Si je Ardian’/ Nikulaj mbahej nën vëzhgim prej të paktën dy javësh

‘Si je Ardian’/ Nikulaj mbahej nën vëzhgim prej të paktën dy javësh

09:58, 20/04/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas atentatit ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Ardjan Nikulaj, policia dhe grupe të FNSH-së kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm kontrollet në zone dhe në disa pika hyrëse -dalëse.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ka dyshime të forta se të paktën 2 persona e kanë vëzhguar për rreth 2 javë Nikulajn deri ditën e djeshme kur edhe u ekzekutua.

Gjithashtu dyshohet se një ndër informatorët mund të jetë afër Nikulajt, ky dyshim është edhe për shkak të rrugës së ndjekur nga ekzekutori, i cili u fut nga pjesa e mbrapme e lokalit dhe shënjestrën e ka të qartë.

Personat, të cilët ishin prezent në vendin e ngjarjes janë 3, vjehrri, një nga kamarierët e lokalit dhe një roje sigurie. Të 3 janë shoqëruar dhe kanë dhënë dëshminë e tyre lidhur me ngjarjen, por nuk ka qenë shumë ndihmuese sa i përket zbardhjes së ngjarjes.

Ndërkohë ka raportime se mes autorit dhe viktimës ka pasur vetëm një komunikim. “Si je Ardian”, i është drejtuar ekzekutori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco