EMRI/ Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, policia gjen edhe bashkëjetuesin të plagosur

EMRI/ Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, policia gjen edhe bashkëjetuesin të plagosur

09:39, 20/04/2023
A+ Aa A-

Vrasje në mes të ditës në provincën e Pavias. Shqiptarja Anila Ruci është gjetur e pajetë pasditen e djeshme (më 19 prill) në shtëpinë ku jetonte në Scaldasole. Sipas informacioneve të para, 38-vjeçarja shqiptare është vrarë me thikë. 

Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u gjet i plagosur nga një thikë edhe bashkëjetuesi, Osman Bilyhu. Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta.Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinëjt si vëllai i saj.

Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci kishte lënë takim. Kur u thërritën karabinierët, gjetën gruan të vdekur. 

Autoritetet do ta marrin në pyetje Bilyhun për të përcaktuar versionin e tij të ngjarjeve. Karabinierët mbërritën në vendngjarje dhe rrethuan zonën dhe tani po hetojnë në përpjekje për të përshkruar dinamikën e saktë të asaj që ndodhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco