Qëlloi me thikë në qafë e bark të riun grek, rrëfehet 17-vjeçari shqiptar

Qëlloi me thikë në qafë e bark të riun grek, rrëfehet 17-vjeçari shqiptar

09:25, 20/04/2023
A+ Aa A-

Athina u trondit ditën e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku mbeti i plagosur një 18-vjeçar grek. Ngjarja, që ndodhi pranë zonës turistike të Akropolit, pati për protagonist një 17-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij grek, të cilit kishte tentuar t’i merrte çantën.  

Sipas dëshmisë së dhënë para grupit hetimor, shqiptari u shpreh se 18-vjeçari grek e kishte shtyrë dhe për këtë kishte reaguar duke e goditur me thikë.

Më tej ai rrëfen sesi së bashku me bashkëpunëtorin e tij kanë vendosur të grabisin njerëzit që shihnin në rrugët e qytetit teë Athinës pranë Akropolit.

“Ne pamë disa njerëz dhe vendosëm t’u merrnim celularët. Me pretekstin se doja një cigare, iu afrova dhe i kërkova një. Kur u afruam, mora njërën dhe nxora një thikë që kisha në xhepin e majtë të pantallonave, ia vura në bark dhe i thashë të më jepte celularin. I kapa çantën por ai më shtyu dhe më pas e godita dy herë me thikë, një herë në bark dhe një herë në qafë nëse më kujtohet mirë”, shtoi ai në dëshminë e tij.

Nga ana tjetër, i plagosuri grek, tashmë është në gjendje më të stabilizuar pas goditjeve me thikë të pësuara.

Pas arrestimit të 17-vjeçarit shqiptar, ka qenë nëna e tij ajo që ka dorëzuar në polici rrobat e përgjakura që ky i fundit kishte tentuar t’i fuste në lavatriçe për t’i larë në momentin që është arrestuar nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco