Itali: gjendet e vrarë me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Pavia, i plagosur bashkëjetuesi

Itali: gjendet e vrarë me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Pavia, i plagosur bashkëjetuesi

07:42, 20/04/2023
A+ Aa A-

Një grua shqiptare e identifikuar si Anila Ruçi, 38 vjeçe, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj me plagë  thike. Një plagë me thikë në fyt duket se e ka vrarë.

Bashkëjetuesi i saj, 38-vjeçari Osman Bilyhu ka arritur të tërhiqet zvarrë nga ndërtesa dhe është gjetur i tronditur pranë shtëpisë.  Nga goditja me thikë ka mbetur i plagosur edhe ai.

Gruaja e kishte prezantuar me fqinjët dhe miqtë e fshatit si vëllanë e saj.

Hetuesit e karabinierisë  po hetojnë ende mbi marrëdhënien midis gruas së vrarë dhe burrit, i cili tashmë ndodhet i shtruar në poliklinikën San Matteo në Pavia me plagë në qafë, krah dhe stomak.

Alarmi është ngritur nga estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruçi kishte një takim, e cila megjithëse e njihte pak, kur nuk e pa të vinte, thirri karabinierët.

Via Piave është rruga kryesore e Sun, një qytet me një mijë banorë në Lomellina në provincën e Pavia. Ajo përkon me rrugën provinciale 206. Një kalim i detyrueshëm shumë i ngarkuar: aty rreth orës 16.45 të datës 19 prill u vu re se burri që rrëzua në tokë dhe u thirrën shërbimet e urgjencës.

Brenda në shtëpi kanë gjetur edhe gruan, tashmë të vdekur. Dëshmia e të mbijetuarit do të jetë vendimtare për të kuptuar detajet.

Gjendja e këtij të fundit që u dërgua në poliklinikën San Matteo në Pavia nuk ishte e rëndë. Hipoteza kryesore është ajo e vrasjes. Megjithatë, dihet shumë pak.

Karabinierët e kompanisë Voghera së bashku me njësinë operative provinciale të Pavias rrethuan zonën duke penguar aksesin për të gjithë dhe nisën hetimet, duke kërkuar vrasësin dhe duke u përpjekur për të rindërtuar dinamikën e saktë dhe mbi të gjitha duke u përpjekur për të zbuluar autorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco