FOTO/ Ja momenti kur autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin largohet me motor

FOTO/ Ja momenti kur autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin largohet me motor

21:53, 19/04/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti kur personi që ekzekutori Ardian Nikulajn këtë pasdite në Shëngjin largohet nga vendi i ngjarjes. Veshur me një jelek që u përngjan atyre të Poliucisë Rrugore, ai largohet i vetëm pasi ka kryer ‘porosinë’. Personi në fjalë shihet me skafandër në kokë dhe lëviz me një motor me targa EPP 488. 

Më herët u publikuan pamje nga ekzekutimi i biznesmenit brenda në lokalin e tij. 

Ardian Nikulaj (Marku) u vra këtë mesditë teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi ka braktisur motorin, ka hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze. Dyshohet se është larguar në drejtim të Shkodrës.

51-vjeçari Ardian Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco