Protesta për pronat/ Kryeplaku i fshatit Bërxullë flet pas takimit në Kadastër: Banesat dhe pronat do të certifikohen

Protesta për pronat/ Kryeplaku i fshatit Bërxullë flet pas takimit në Kadastër: Banesat dhe pronat do të certifikohen

10:07, 19/04/2023
A+ Aa A-

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një komunikim për mediat pas një takimit të zhvilluar në Kadastër, me drejtorin e këtij institucioni.

Kryeplaku i fshatit Bërxullë, Muharrem Koni theksoi se pas 7 muajsh protestë, banorëve iu premtua nga Hipoteka se banesat dhe pronat do të certifikohen.

“Folëm për problematikat që hasen, dolëm në përfundimin se t gjithë banorët që kanë bërë aplikim për banesat dhe pronat do të certifikohen edhe ato që nuk kanë bërë aplikimin, janë brenda kohës për të bërë aplikimet dhe certifikuar pronat. Pas 7 muajsh tashmë kemi gjetur një zgjidhje, pasi do të kenë pronat e certifikuara dhe banesat e certifikuara. Tani se çfarë bëhet me gjurmën e rrugës dhe pjesës tjetër, i takon atyre. Nga ana e Hipotekës jam i kënaqur nga ajo çfarë u premtuar”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco