Avokati i 28-vjeçares që u dhunua: Është ende në gjendje të rëndë, një nga analizat s'i ka dalë mirë, po mbahet tek Trauma

Avokati i 28-vjeçares që u dhunua: Është ende në gjendje të rëndë, një nga analizat s'i ka dalë mirë, po mbahet tek Trauma

21:52, 18/04/2023
A+ Aa A-

Enea Cenko, avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga partneri i saj në Tiranë ka deklaruar se e reja ndodhet ende e shtruar në spitalin e Traumës. Në një lidhje në emisionin “Open”, Cenko tha se një nga analizat nuk i ka dalë mirë dhe e reja është mbajtur e shtruar nga bluzat e bardha. Avokati i 28-vjecares së dhunuar barbarisht nga Gleard Gusholli, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24. Ai tha se në ditët në vijim, e dhunuar do t’i nënshtrohet edhe disa ekzamimimeve të tjera. Avokati kërkon që ndaj 31-vjeçarit të shtohet dhe akuza e vrasjes e mbetur në tentativë dhe dhënia e lëndëve narkotike me forcë.

“Vajza ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rënduar psikologjike. Ditën e sotme pas takimit zyrtar me drejtorin e policisë, ku kemi kërkuar psikolog, ka ardhur pranë spitalit. Gjendja shëndetësore është e rënduar, nuk mund të themi rëndë, por e rënduar sepse po bëhen ekzaminime të tjera. Sot kanë ardhur, pas thirrjes mediatike në Neës24, ekspertët e mjekësisë ligjore, edhe pse është e martë dhe kanë kaluar më shumë se 48 orë. Ndaj autorit janë ngritur disa akuza tashmë, por në këto momente sërish është theksuar që duhet të ketë rikualifikim të akuzave sepse sipas nesh si mbrojtje, duhet të ngrihet akuza vrasje e mbetur në tentativë, pengmarrja, dhënia e lëndëve narkotike me dhunë, etj…Kam konstatuar me një nga doktorët, dhe më thanë që një nga analizat nuk kanë dalë mirë, dhe duhet ripërsëritur. Kemi kërkuar sot dhe një aktekspertim toksik, për kokainë, si dhe aktekspertimi psikologjik. Do veprojmë sipas ligjit,”- u shpreh ai.

E reja që është shtetase gjermane u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere. Gusholli është paraqitur si pacient në një spital gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja është kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike. Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco