VIDEO-SYRI TV/ Bashkëpunëtori ‘skanon’ vrasjen e Behar Sofisë, Ernejt Shyti: Nofkat dhe rolet e grupit

16:59, 14/04/2023
A+ Aa A-

Vrasja e Behar Sofisë vijon të nxjerr të reja falë dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Ernejt Shyti që shkrepi armën ndaj biznesmenit, ka treguar planin e dy vrasjeve të anëtarëve të grupit, njëra në kamëz, dhe tjetra në Gjermani për 500 mijë euro. Ai thotë se Sofinë e vrau për para që si mori kurrë, ndërsa skanoi rolin e secilit prej 4 të arrestuarve të tjerë.

Nga SYRI TV

‘Dajo’ thirrej Skënder Vathi dhe ‘djali i ri’, Leonard Xhixha’, kështu rrëfeu Ernejt Shyti, i riu që ekzekzeutoi Behar Sofinë në Tiranë dhe më pas u kthyue në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ai tregoi rolet përkatëse të anëtarëve të grupit kriminal, teksa këta të fundit e dëgjonin teksa u përgjigjej pyetjeve të avokatëve në sallën e gjyqit të GJKKO-së. Shyti foli edhe për dy vrasje të tjera që kishte përgatitur grupi, atë të një 34-vjeçari në Kamëz dhe të një tjetër shtetasi në Gjermani.

‘Për asnjërin nuk kisha as emër as fotografi. Xhuljano Vishaj më kishte porositur por pa më dhënë detaje. Për vrasjen në Kamëz më kishte thënë që do e kryente vetë, ndërsa atë në Gjermani do e kryeja unë përkundrejt 500 mijë eurove’.

Ernejt Shyti

23 ditë ka zgjatur vëzhgimi i Behar Sofisë nga Ernejt Shyti, madje tregon edhe një episod konkret.

‘Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin e bëra për 50 milion lekë, që nuk mi dhanë asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes. Bujar Lezën e kam takuar me Xhuljano Vishën për biçikletën që do përdorja, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur’.

Ernejt Shyti

Por kush dhe pse do e kryente ekzekutimin e bujshëm në mes të Tiranës? Ernejt Shyti këmbëngul se asgjë nuk dinte, teksa rrëfen se jo gjithçka shkoi sipas planit.

‘Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di. Ditën e krimit, nuk mu shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Xhuljano Visha kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shënjestrën, kaloi te trotuari dhe më ka shkruajtur se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali’.

Ernejt Shyti

Gjatë seancës, pati një ndërhyrje nga kafazi i qelqtë edhe Bujar Leza, i cili tha se dikush e ka mësuar bashkëpunëtorin e drejtësisë ta përmendi biçikletën. Sipas tij, Ernejt Shyti po e pranonte se nuk kishte njohje me të duke aluduar se asnjë akuzë ndaj tij nuk qëndron.

Gjykata thirri të paraqiten në seancën e ardhshme 3 dëshmitarë, ndërsa po gjatë kësaj seance që do mbahet më datë 20 prill, do të jenë të pandehurit që nëse do shprehin pëlqimin, do të japin deklarimet e tyre. Ata janë Skënder Vathi, Xhuljano Visha, Leonard Xhixha dhe Bujar Leza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco