Vrasja e babë e bir në Elbasan, të akuzuarit kërkojnë pafajësi në GJKKO, Ardian Çapja do e bëjë vetë mbrojtjen e vetes

Vrasja e babë e bir në Elbasan, të akuzuarit kërkojnë pafajësi në GJKKO, Ardian Çapja do e bëjë vetë mbrojtjen e vetes

22:09, 13/04/2023
A+ Aa A-

Sot në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është zhvilluar seanca e radhës ndaj 6 të pandehurve që akuzohen për vrasjen në bashkëpunim ndaj babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqiri. Në seacën e djeshme e zhvilluar ditën e djeshme, avokatët mbrojtës të pandehurve kanë lexuar konkluzionet përfundimtare dhe i kanë kërkuar Gjykatës që të shpallin të pafajshëm klientët e tyre.

Pra, sipas "OraNews": Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Klajdi Dokoli, i kanë kërkuar trupit gjykues që të deklarohen të pafajshëm, duke pretenduar se nuk ka asnjë provë që implikon në ngjarjen e 15 gushtit 2012, ku u vranë babë e bir në Elbasan. Po ashtu, sipas tyre vetëm një provë e vetme, siç është dëshmia e bashkëpuntorit, nuk mund të konsiderohet si një provë e pakundërshtueëshme dhe ndaj dhe nuk mund të dënohen.

 Ndërkohë seanca është shtyrë për javën e ardhshme, pasi vetë i pandehuri Ardjan Çapja, ka kërkuar të flasë para gjykatës për të shpalosur personalisht mbrojtjen e tij. Pas tij, është radha e Etien Canit dhe Olsi Lekut.

Ndërkohë që në pretencën e tij, prokurori Behar Dibra, kërkoi, deklarimin fajtor dhe dënimin me burg përjetë të Ardjan Çapjas. Me 25 vite burgim kërkoi dënim për të pandehurin, Florenc Çapja. SPAK ka kërkuar burg përjetë edhe për Olsi Leku, ekzekutuesin e planit, 20 vjet burg për Klajdi Dokolin dhe Etien Canin. Megjithatë vendimi ende nuk është marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco