Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRI/ Aksident me vdekje në Lushnjë, benzi përplas 65-vjeçarin me biçikletë

12:39, 13/04/2023
A+ Aa A-

Aksident me vdekje në aksin e vjetër rrugor Lushnjë - Berat në dalje të lagjes Karbunarë.

Mjeti tip benz me targa AA484PY ka përplasur një 65-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Shtetasi Hamdi Çela ndërron jetë në spital nga plagët e marra.

Policia ndaloi drejtuesin e benzit dhe po dokumenton ngjarjen.

Njoftimi:

Lushnjë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur "Stan Karbunarë", automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco