Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro. Ja ngjarjet kriminale që u zbardhën

EMRI/ Llogari qindra mijëra euro dhe 8 apartamente, SPAK sekuestron pasuritë e narkotrafikantit

EMRI/ Llogari qindra mijëra euro dhe 8 apartamente, SPAK sekuestron pasuritë e narkotrafikantit

12:56, 05/04/2023
A+ Aa A-

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Veip Ormënaj një personi i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik drogë.

Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.13 datë 31.03.2023, është vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Veip Ormënaj, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Për sa i përket shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë, është vendosur sekuestro të shumave që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:

Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.

• Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.

Vendimi nr.13 datë 31.01.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit sot në datën 05.04.2023.

Verifikimet pasurore lidhur me këta subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco