Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte laptopë e shuma parash brenda tyre, arrestohet autori

Thyente xhamat e makinave dhe vidhte laptopë e shuma parash brenda tyre, arrestohet autori

13:05, 03/04/2023
A+ Aa A-

Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit si autor i 5 vjedhjeve të kryera ndaj personave të ndryshëm. Në pranga ka rënë 40 vjeçari Rigels Deda.

I arrestuarit gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme dhe u ka marrë sendet personale që kishin brenda, mes laptopë dhe shuma parash.

DVP Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sendet”.

Vidhte në mënyrë të përsëritur, sende personale dhe para, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

Zbardhen 5 vjedhje të kryera nga ky shtetas, si dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer prej tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore të kryera menjëherë pas denoncimeve të marra për raste vjedhjesh të sendeve dhe parave, në automjetet e shtetasve të ndryshëm, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sendet”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-R. D., 40 vjeç, banues në Durrës.

40-vjeçari, gjatë muajit mars dhe ditëve të para të muajit prill, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, pasi ka thyer xhamat e 5 automjeteve të ndryshme, ka vjedhur sende personale, laptop dhe para, që kanë qenë në brendësi të tyre.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një biçikletë e dyshuar e vjedhur, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura në këto automjete.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Vjedhja”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco