Ngjarjet kriminale të pazbardhura, Rrumbullaku takim me drejtorin e policisë së Tiranës

Ngjarjet kriminale të pazbardhura, Rrumbullaku takim me drejtorin e policisë së Tiranës

11:13, 03/04/2023
A+ Aa A-

Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zhvilloj një takim në drejtorinë e Tiranës, me drejtorin Tonin Vocaj.

Mësohet se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë. Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.

Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila mësohet se ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi.

Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco