Përgjaken rrugët nga aksidentet në fundjavë, 4 persona humbin jetën

Përgjaken rrugët nga aksidentet në fundjavë, 4 persona humbin jetën

10:45, 03/04/2023
A+ Aa A-

Aksidentet rrugore shkaktuan 4 viktima dhe tre të plagosur gjatë 48 orëve të fundit në Tiranë, Durrës, Librazhd dhe Fier.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në afërsi të fshatit Pishkash të Librazhdit ku u shënuan 2 viktima.

Rreth orës 19.20 dy këmbësorë kanë qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën tek Astiri, kur njëri prej tyre u godit nga një automjet.

Policia tha se shtetasi me iniciale P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Siç duket edhe nga këto pamje, viktima ka mbetur në rrugë për disa minuta duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve.

Viktima e radhës u regjistrua në Durrës, rreth orës 21:15, në aksin Sukth-Manzë. Policia tha se një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.  

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi u dërgua në spital i plagosur ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit  që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po vijon veprimet  për identifikimin dhe kapjen e tij.

Aksidenti tjetër u regjistrua mbrëmjen e të shtunës në Fier. Një makine tip “Mercedes Benz” dhe një “Reno” u përfshinë ne aksident, si pasojë e goditjes së fortë mes tyre në by passin e qytetit.

Policia beri me dije se dy persona kane përfunduar ne spital, ndërsa po vazhdojnë hetimet për zbulimin e përgjegjësit të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco