Kishtë fshehur mbi 3 kilogramë kokainë në pyll, arrestohet shqiptari

Kishtë fshehur mbi 3 kilogramë kokainë në pyll, arrestohet shqiptari

09:37, 03/04/2023
A+ Aa A-

Një 24 -vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi është kapur me 3 kg kokainë.

Mediat italiane raportojnë se i riu e kishte fshehur drogën në një pyll në zonën e Uppianos në kodrat mbi Città di Castello.

Operacioni nisi pikërisht me zbulimin e tre kilogramëve e katërqind gramë të sasisë së kokainës, e cila ishte fshehur mirë, nën tokë, në një shkurre jashtë qendrës, në kodrat mes Montesca dhe Uppiano.

Sipas mediave vendase dyshohet se i riu shqiptar furnizonte me drogë jo vetëm Tiberin e Sipërm por edhe Valtiberinën Toskane.

Në kuadër të hetimeve nga autoritetet italiane më pas është bërë i mundur dhe kontrolli i banesës së shqiptarit ku është gjetur dhe sekuestruar edhe 50 gramë të tjera të së njëjtës lëndë të ndara në doza dhe të gatshme për shpërndarje droge, si dhe peshore precize peshimi, lëndë prerëse dhe material ambalazhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco