Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Tjetër aksident i rëndë/ Makina përfundon në përrua, dy viktima ne Librazhd-Përrenjas

Tjetër aksident i rëndë/ Makina përfundon në përrua, dy viktima ne Librazhd-Përrenjas

09:13, 03/04/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Librazhd-Përrenjas.

Raportohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.

Raportohet se viktima kanë mbetur një çift bashkëshortësh.

Librazhd/Informacion paraprak

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco