VIDEO/ Momenti i zbulimit të kontenierit me 53 kg kokainë të shqiptarëve, që vinte nga Amerika e Jugut

VIDEO/ Momenti i zbulimit të kontenierit me 53 kg kokainë të shqiptarëve, që vinte nga Amerika e Jugut

11:44, 01/04/2023
A+ Aa A-

Policia italiane publikon pamjet e operacionit nga porti i Livornos, ku u kapën mbi 53 kg kokainë të pastër brenda një kontejneri që vinte nga Amerika e Jugut, të cilin po e prisnin3 shqiptarë. Të tre ata u arrestuan. 

Droga vlente 10 milionë euro.

Një operacion anti-drogë është zhvilluars nga Policia financiare e Livornos dhe zyrtarët e Departamentit  Kundër Mashtrimit të Zyrës Doganore.

Tri persona u kapën në flagrancë dhe u arrestuan ndërkohë që po shkarkonin pako nga brenda një kontenieri që vinte nga Amerika e Jugut: ishte kokainë e pastër, gjithsej 53 kg e ndarë në dhjetëra pako.

Droga u sekuestrua dhe tre të arrestuarit, të tre me origjinë shqiptare, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Livornos. Zyra e Prokurorit Publik të Livornos i mbikëqyr dhe koordinon vazhdimisht aktivitetet përkatëse të policisë gjyqësore.

Droga e sekuestruar do t'i kishte dhënë krimit të organizuar mbi 10 milionë euro. Operacioni që u krye në bashkëpunim të ngushtë midis strukturave, u koordinuan nga Prokurori Publik i Livornos./ar/sh/SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco