FOTO/ Përmbysja e autobusit te rruga e Elbasani, reagon policia

FOTO/ Përmbysja e autobusit te rruga e Elbasani, reagon policia

16:15, 26/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur tek rruga e Elbasanit.

Sipas policisë autobusi që drejtohej nga 42-vjeçari me inicialet G. Q., është përmbysur në rrugë, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.

Image

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe shërbimet e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco