Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Të dehur u konfliktuan dhe kundërshtuan kolegët, pozullohen nga detyra 3 efektivët në Tiranë

Të dehur u konfliktuan dhe kundërshtuan kolegët, pozullohen nga detyra 3 efektivët në Tiranë

12:41, 26/03/2023
A+ Aa A-

Me urdhër të drejtorit të policisë së Tiranës Tonin Vocaj janë pezulluar nga detyra 3 efektivë. Kjo pasi në gjendje të dehur, të tre kanë debatuar me njëri tjetrin dhe më pas gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Njoftimi:

Tiranë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra punonjësit e Policisë:

– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;

– Inspektor M. S.,  me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;

–  D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:

Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën Bardhyl, shërbimet e Forcës së Posaçme  Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco