SYRI TV/ E kërkon Kina për mashtrimin 140 mln €: Rrezikohem nga regjimi, të më jepet azil...

11:37, 26/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë pritet të vendosë përfundimisht për fatin e të shtetasit kinez, Liangbin Chen që kërkon azil politik në Shqipëri, ndërsa 2 hallkat e para të gjyqësorit, vendosën ekstradimin e tij. Në masën e arrestit në shtëpi, për mashtrim kompjuterik në vlerë 140 milionë euro, Chan pretendon se në vendin e tij rrezikohet nga regjimi. Por pavarësisht kësaj, Prokuroria e Tiranës i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, për lejimin e ekstradimit.

Syri tv

Prokuroria e Tiranës i është drejtuar me Rekurs Gjykatës së Lartë për shtetasin nga Kina, Liangbin Chen, për të cilin dy hallkat e para të Gjyqësorit, Shkalla e Parë dhe ajo e Apelit vendosën ekstradimin e tij drejt vendit të lindjes. Organi i akuzës në kryeqytet kërkon nga togat e zeza të Gjykatës së Lartë, lejimin e ekstradimit drejt Kinës. Sipas arsyetimit të Prokurorisë, 33-vjeçari kinez, kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në vendin e tij, për veprën penale të mashtrimit kompjuterik, vepër penale për të cilën është caktuar masë arresti me burg.

Aktualisht, drejtësia shqiptare ka caktuar ndaj tij masën e arrestit të shtëpisë për shkak të problemeve të tij shëndetësore, dhe ndjekja e çështjes në hallka të ndryshme të gjyqësorit, me pretendimet e palëve, ka lënë peng procedurën e ekstradimit. Vetë 33-vjeçari, apelon për dhënien e azilit politik me pretendimin se në vendin e tij i rrezikohet jeta. Ai pretendon se atje mund të përndiqet dhe persekutohet nga regjimi. Dhjetorin e kaluar, Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi për ekstradimin e Liangbin Chen që kërkohet nga autoritetet kineze për mashtrim dhe vjedhje të 140 mln eurove. Apeli la në fuqi vendimin 13 tetorit 2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë. Chen ka hequr dore nga shtetësia kineze që nga viti 2018 dhe mban pasaportë kamboxhiane.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të vitit të kaluar gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore, në fluturimin Londër-Tiranë. Chen njihet në vendin e tij si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 140 milionë euro. Lidhur me kërkesën për azil të të riut, autoritetet shqiptare pritet ta duke u bazuar edhe në një vendim të Parlamentit Europian më 9 qershor 2022 i cili ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hon Kongun. Në këto kushte, Gjykata e Lartë pritet të përcaktojë përfundimisht fatin e 33-vjeçarit, përballë një situate të tillë që kanë të bëjnë me qëndrimet e palëve.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco