Kush e shiti Arjan Spahinë? SPAK letërporosi në Belgjikë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

Kush e shiti Arjan Spahinë? SPAK letërporosi në Belgjikë, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit

18:33, 25/03/2023
A+ Aa A-

Vrasja e Arjan Spahisë, në Molenbek të Belgjikës në vitin 2020, duket se ka një spiun brenda rradhëve të grupit që drejtohej nga vetë Saphia dhe Erjon Alibej në Elbasan.

Ky person ka treguar vendodhjen e “Arjanit të Vogël” tek një  grup kundërshtar, duke sjellë eleminimin e tij në 20 nëntor 2020, me 8 plumba.

Prokuroria e Posaçme SPAK, i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve belge, për identifikimin e një personi me emrin “Fati Koçi”, i cili besohet se është eedhe personi që ka tradhtuar Saphinë.

mri i “Fati Koçit” ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë SPAK, i cili ka treguar se “Fati” është djali i tezes së Eljo Bitrit, një personazhi tjëtër të arrestuar në Belgjikë për llogari të dosjes “Dumani”.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, “Fati” ndodhet në burg në Belgjikë dhe i përket moshës 45 vjeç, i gjatë diku tek 175 cm dhe është i shëndoshë dhe qeros.

“…me sa di, Fati e ka shitur Arjan Spahinë…” - ka treguar para prokurorëve Nuredin Dumani.

Prezencën mbi aktivitetin kriminal të “Fati Koçit” në grupin e Arjan Spahisë, Dumani e nxjerr edhe në ngjarjen kriminale të vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Sipas të penduarit të prokurorisë, Arjan Spahiu, i ka dhënë paradhënie 50 mijë euro me qëllim vrasjen e Dorjan Shkozës.

Ndërsa pas kryerjes së krimit, 50 mijë euro të tjera Spahiu, ja ka dërguar përmes kushërit të Eljo Bitrit, i quajtur “Fati Koçi”.

Më tej Dumani ka treguar se, sapo kanë bërë eleminimin e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ai i ka dërguar me telefon Arjan Spahiut një simbol që nënkuptonte “vrasje”.

Për shkak të kësaj dëshmie, SPAK i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi Drejtësisë Belge, për të identifikuar personin me emrin “Fati Koçi”, që sipas Dumanit ndodhet në burg.

Hetimet aktualisht janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ku shumë persona po verifikuar nga SPAK.

Ndërsa disa prej të cilëve janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë./ Oranews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco