Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

FOTO/ A e njihni këtë person? - Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

FOTO/ A e njihni këtë person? - Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

13:56, 21/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit nëse mund ta identifikojnë personin që shfaqet në këtë fotografi, pasi ai është i përfshirë në një rast vjedhjeje, grabitjeje.

"Kërkesë për bashkëpunim, identifikim të personit të dyshuar - thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës. - Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, vjedhje grabitqare , që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën "Ukshin Hoti" në Prishtinë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco