Interpoli zbulon dhe arreston në Tiranë, anëtarin e një organizate kriminale në Angli

Interpoli zbulon dhe arreston në Tiranë, anëtarin e një organizate kriminale në Angli

10:04, 18/03/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar Merenglen Canin, një 49-vjeçar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Britania e Madhe, i dënuar atje si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe transferimin e produkteve të veprës penale.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit njoftuan se në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Britanisë, i shtetasit M. C., 49 vjeç, banues në Tiranë.

M. C. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata District Judge, Stevenge Magistrates Court, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e drogës”, dhe “Mbajtja, blerja, shitja, dhe transferimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

Interpol Tirana po vazhdon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Britanisë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco