VIDEO/ 'A doli mami? E lamë të takohemi', nëndrejtori i gjimnazit në Tiranë ngacmon nxënëset

21:05, 17/03/2023
A+ Aa A-

Rastet e ngacmive seksuale ndaj të miturve në Shqipëri janë të shumta.

Shpesh i kemi trajtuar rastet edhe tek "Piranjat".

Këtë herë jemi në shkollën Myslim Keta.

Nëndrejtori i shkollës ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen, i le takim dhe kur fillon të kuptojë situatën fillon dhe të justifikohet.

Ajo që e bën më të rëndë këtë rast është fakti që arsimtari shfrytëzon pozitën e tij për të joshur nxënësen, në ambientet e shkollës, aty ku do duhej që fëmijët të ishin më të sigurt se kudo.

Pasi u kontaktua nga gazetarja jonë, nëndrejtori shfaqi shenja agresiviteti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco