VIDEO që tronditi Tiranën/ Hedh me gjakftohtësi qenin nga kati i 6-të, qytetarët thirrje policisë për arrestimin e saj

VIDEO që tronditi Tiranën/ Hedh me gjakftohtësi qenin nga kati i 6-të, qytetarët thirrje policisë për arrestimin e saj

16:51, 17/03/2023
A+ Aa A-

Një video me pamje të rënda, është bërë virale në rrjetet sociale duke prekur kafshëdashës dhe jo vetëm.

Një banore, shikohet qartë teksa hedh një qen nga kati i 6-të, ndërkohë që e gjithë ngjarja filmohet nga një tjetër banore e pallatit përballë, e cili i lutet agresores të mos e hedhë, duke e kërcënuar se do njoftojë Policinë. 

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në zonën e Freskut, Tiranë, ndërkohë që qytetarët i bëjnë thirrje Policisë se Shtetit për identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të personit përgjegjës.

Sipas ''Animal Rescue Albania'', qeni ndodhej në gjendje të rëndë në një nga spitalet e kryeqytetit por e humbi luftën me jetën pak minuta më parë, pasi dëmtimet në trup ishin të shumta.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco