Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

SYRI TV/ Dhunimi i kenianes Joy Ayoko, burime: Fshihen të afërm të zyrtarëve

14:26, 16/03/2023
A+ Aa A-

Vijon të mbetet plot mister ngjarja e rëndë ku u dhunua barbarisht 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e cila më pas ndërroi jetë. Teksa pohohet se po vijojnë hetimet, autorët qëndrojnë në liri. Burime për Syri TV kanë bërë me dije se pas kësaj ngjarjeje, fshihen persona të afërt të zyrtarëve të lartë të qeverisë

Nga SYRI TV

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 13 gusht në Tiranë, ku Joy Ayoko, 22-vjeçarja keniane u dhunua barbarisht dhe u la në hyrje të rezidencës ku jetonte prej disa muajsh. Burimet kanë bërë me dije se pas kësaj ngjarje fshihen persona të afërt të zyrtarëve të qeverisë.

Teksa kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga ngjarja nuk ka ende një autorësi apo person të arrestuar lidhur me ngjarjen ku pas disa muajsh në gjendje kome, 22-vjeçarja humbi jetën.

Policia e Shtetit fillimisht u mundua të fshehë ngjarjen dhe pas disa muajsh kur nëna e saj Ruth Abongo erdhi në Tiranë dhe bëri publik lajmin në media, policia reagoi përmes një njoftimi ku ashtu si ngjarja ishte e mbuluar me pikëpyetje.

Në komunikatën zyrtare policia bëri me dije se është ngritur një grup hetimor, por duke lënë në hije se ndaj kujt dhe për çfarë. Ndërkohë vetëm pak kohë më parë u shoqërua për t’u pyetur dhe shoferi i cili punonte në një kazino me Joy, dy mikeshat e saj Emili si dhe shoqja me të njëjtin emër me viktimën, Joy.

Shoqërimet erdhën pas deklaratave dhe thirrjeve nga kryetari i PD, Sali Berisha, i cili gjithashtu pretendoi se kjo ngjarje po mbahet e fshehur për shkak të lidhjes që kanë persona të afërt të zyrtarëve qeveritarë.

Ruth Abongo, nëna e 22-vjeçares është shprehur se do të shkojë deri në fund për të zbardhur këtë ngjarje, duke kërkuar drejtësi për vrasjen e vajzës së saj. Që prej gushtit Joy Ayoko ndenji e  shtruar në spital në gjendje kome, në muajin janar të këtij viti ajo u transferua në një spital në Kenia për mjekim më të specializuar, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco