Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Masakra që tronditi Tiranën/ 'Djali po pinte kafen, mori dy plumba në trup'

Masakra që tronditi Tiranën/ 'Djali po pinte kafen, mori dy plumba në trup'

09:49, 13/03/2023
A+ Aa A-

Babai i Emanuel Salës, njërit prej të plagosurve mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit, ka folur për mediat.

Ai tha se i biri ka qenë duke pirë kafe në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa tha se ka marrë dy plumba.

Më tej ai theksoi se i biri është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më mirë është, ka shpëtuar jeta. Nuk dimë gjë fare, ka qenë në lokal duke pirë kafe, kanë vajtur dy vetë me armë, kanë qëlluar e s’kanë parë brenda. E kishim shtëpinë afër dhe e morëm vesh. Ka dy plumba djali. Ka dalë nga salla. Nuk kemi dëgjuar të shtëna, na kanë njoftuar njerëzit te shtëpia që e kemi afër”, u shpreh ai.

Rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit Fatjon Murati në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit Shehat Murati 50 vjeç, Astrit Mera 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç dhe Genc Shohalli, 55 vjeç.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco