Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

I plagosur edhe xhaxhai i Fation Muratit, dyshohet se ka qenë ‘shënjestra’, ja pistat ku po heton policia

I plagosur edhe xhaxhai i Fation Muratit, dyshohet se ka qenë ‘shënjestra’, ja pistat ku po heton policia

08:26, 13/03/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mirëmenduar i ndodhur mbrëmë në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku viktime mbeti një grua dhe pese të tjerë u plagosën.

Dyshohet për një atentat të organizuar, pasi objekti ka qenë një nga personat e plagosur.

“U qëllua me breshëri plumbash drejt lokalit, dyshohet se kanë qenë dy persona dhe janë larguar me një automjet nga vendi i ngjarja. Viktimë ka mbetur një grua e cila bëhet me dije se nuk ka qenë shënjestër e këtij atentati”, shpjegosjne burimet.

Dyshohet se Sahit Murati ka qenë edhe shënjestër i këtij atentatit. Personi në fjalë është edhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Fation Muratit.

Dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje me pronarit të lokalit ku edhe ka ndodhur atentati. Disa persona të paidentifikuar janë afruar në ambientet e lokalit dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.  Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Dyshohet gjithashtu se Sahit Murati, (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco