Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mimoza, e pafajshmja e vrarë gjatë sulmit mafioz mbrëmë në Tiranë

Mimoza, e pafajshmja e vrarë gjatë sulmit mafioz mbrëmë në Tiranë

07:26, 13/03/2023
A+ Aa A-

Një grua ka mbetur e vrarë ndërsa 5 persona kanë të mbetur të plagosur, në një atentat mafioz të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Persona ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali në zonën e Don Boskos. Lokali është në pronësi të Fation Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.

Zëvendësdrejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Alket Shatro, në një prononcim për gazetarët tha se nga ngjarja ka mbetur e vrarë Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit.

Viktima:

Mimoza Paja, 60 vjeçe

Image

Të plagosurit:

Sahit Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fation Muratit)

Astrit Meraj, 42 vjeç

Emanuel Sala, 47 vjeç

Ermir Bejuku, 45 vjeç

Genc Shohalli, 55 vjeç

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e ciflave të xhamave, ka mbetur e lënduar në dorë edhe një vajzë e mitur 10-vjeçare. Ajo mësohet se është mbesa e viktimës, Mimoza Paja. Kjo e fundit dyshohet se ka mbetur aksientalisht e vrarë në këtë ngjarje.

Paraprakisht, sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, objektiv i këtij atentati dyshohet se mund të ketë qenë pronari i lokalit, Fation Murati. Megjithatë gazetarja thotë se ky i fundit nuk ndodhej në ambientet e lokalit. Duke cituar burime, Daci shprehet se ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria disa ditë më parë, në drejtim të Kosovë.

Nuk përjashtohet as mundësia që objektiv të ketë qenë edhe një prej të plagosurve. Të pestë të plagosurit mësohet se ishin ulur të gjithë në një tavolinë.

E gjithë kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një kohë kur në lokal kishte disa klientë, të cilët po shihnin ndeshjen.

Image
Në foto Fation Murati

Fation Murati është emër i njohur për lidhjet e tij me disa emra të njohur të botës si krimit, si Endrit Dokle apo Ramazan Rrahja.

Në Tetor të vitit të shkuar, Murati u shoqërua në polici së bashku më Endrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Reçi. Ai ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Në të njëjtën periudhë, autoritetet kërkuan sekuestrimin e pasurisë së Muratit.

Përpara se të vihej në pranga, Fation Murati kishte dhënë deklarime në komisariatin e Krujës edhe për masakrën e 3-fishtë tek mbikalimi i Fushë Krujës ku humbi jetën Brilant Martini, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Në një raportim live nga vendi i ngjarjes, gazetarja Glidona Daci tha se dyshohet që autorët kanë qenë dy persona të cilët kanë hapur zjarr nga jashtë, në drejtim të lokalit. Ata dyshohet se lëviznin me motor dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco