Masakra në Tiranë/ E mitura është mbesa e viktimës, xhaxhai i Fatjon Muratit mori dy plumba në shpatull

Masakra në Tiranë/ E mitura është mbesa e viktimës, xhaxhai i Fatjon Muratit mori dy plumba në shpatull

23:14, 12/03/2023
A+ Aa A-

Janë mësuar detaje të reja nga atentati i ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Xhaxhi i Fatjon Muratit,  që është edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë, Sahit Murati është aktualisht në sallën e operacionit. 

Sahit Murati ka marrë dy plumba në shpatull. 

Të plagosurit e tjerë gjithashtu kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, ndërsa njëri prej tyre është prekur edhe në kokë, por bëhet me dije se nuk ka goditje në pjesë vitale. 

Deri më tani sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se e mitura e lënduar është mbesa e viktimës.

10-vjeçarja ishte brenda lokalit ku punonte Mimoza Paja, e cila humbi jetën aksidentalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco