Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Masakra në Tiranë/ Kush është Fatjon Murati: Ishte liruar nga qelia, policia nuk e gjeti në banesë

Masakra në Tiranë/ Kush është Fatjon Murati: Ishte liruar nga qelia, policia nuk e gjeti në banesë

22:53, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një atentat mafioz ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin në lokalin e Fatjon Muratit në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ku për pasojë ka vdekur banakierja e lokalit, Mimoza Paja, 60 vjeçe. Për pasojë janë plagosur 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një e mitur 10 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Bëhet me dije se lokali i Muratiti ishte nën sekuestro nga policia. 

Ende nuk bëhet me dije se kush ishte objektiv i atentatit ndërsa mësohet se lokali është në pronësi të Fatjon Murati i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles.

Burime bëjnë me dije se ka qenë kanë qenë dy motorë në lëvizje që kanë qëlluar në drejtim të ambientit të lokalit çka provoi se kishim të bënim me një atentat të mirë organizuar mafioz. 

32-vjeçari ka rënë në pranga më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. 

Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 

Më 11 tetor, Murati u la në burg. Megjithatë më vonë ai u lirua nga Gjykata e Apelit në masën e sigurisë 'arrest shtëpiak'.

Burime bëjnë me dije se pas ngjarjes së sotme, ai nuk është gjetur në banesë. Autoritetet po bëjnë verifikimet përkatëse.

Një javë pas arrestimit të  Muratit, prokuroria e Tiranes ka sekuestruar 7 pasuri të tij, mes të cilave një ndërtesë 7+1 kat, bar kafe, njësi shërbimi si dyqane, lavazhe, sipërfaqe ndërtimi, apartamente, ku shumica e tyre kanë qenë të regjistruara në emër të Fatjon Muratit. 

Ky i fundit deri në momentin e arrestimit rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2015 edhe nga Italia për armë, mallra të vjedhura, trafikim narkotikësh. Gjithashtu në vitin 2016,  Gjykata e Venecias kerkoi arrestimin e tij për pjesëmarrje në krime. 1 vit më vonë autoritetet në Padova e akuzojnë për trafik kokaine. 

Ndërsa në Shqipëri u arrestua për laboratorin e armëve dhe për shoqërim me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco