Plagosja me armë gjahu në Kurbin, arrestohet pas 4 ditësh autori

Plagosja me armë gjahu në Kurbin, arrestohet pas 4 ditësh autori

16:54, 11/03/2023
A+ Aa A-

Arrestohet autori i plagosjes në Patok. Besnik Selmani 46 vjeç nga Miloti arrestohet nga policia e Kurbinit.

Plagosja në Patok ka ndodhur për motive të dobta. Këtë e ka bërë me dije policia me anë të një njoftimi për mediat, ku thuhet se Besnik Selmani ka qëlluar Besnik Pulajn me çifte.

Pulaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që Selmani është shpallur në kërkim.

Besnik Selmani më datë 7 mars plagosi me armë gjahu Besnik Pulajn në lagunën e Patokut dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi
Lokalizohet dhe vihet në pranga në një banesë të braktisur, 56-vjeçari autor i dyshuar.

Policia i gjen dhe sekuestron armën e gjahut çifte të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Me datë 07.03.2023, në Lagunën e Patokut, Kurbin, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shpallur në kërkim policor si dhe kanë vazhduar kontrollet e pandërprera duke vlerësuar e verifikuar edhe çdo informacion policor të administruar mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar, me qëllim kapjen dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore penale.

Si rezultat, gjatë ditës së sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar "Laguna", ku u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit B. S. në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale " Vrasje me dashje' mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco