Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

FOTO/ Gjendet në të njëjtin vend ku vrasësit djegin makinat, edhe ajo e tritolit në Kurbin

FOTO/ Gjendet në të njëjtin vend ku vrasësit djegin makinat, edhe ajo e tritolit në Kurbin

10:23, 11/03/2023
A+ Aa A-

Një autiveturë Volksëagen Passat është gjetur e djegur nga Policia në vendin e quajtur “kallamat” në fshatin Gramëz të Fushë-Krujës. Autovetura është totalisht e shkrumbuar nga flakët dhe për të nuk ka pasur njoftim në Sallën Operative. 

Mjeti i djegur totalisht është dërguar në komisariatin e Policisë së Krujës. Autovetura dyshohet të jetë përdorur nga autorët për vënien e eksplozivit, familjes Lika në Laç. Pritet të vijnë ekspertet nga Laçi për të bërë kqyrjen e mjetit.

Nuk dihet se kujt i përket mjeti apo nëse brenda tij ka prova apo materiale që do të ndihmojnë për identifikim të autoreve. Duhet theksuar se zona e kallamave në fshatin Gramëz është përdorur prej vitesh nga kriminelë të ndryshëm për të djegur autoveturat që përdorin nëpër krime të ndryshme.

Kjo është e disata makinë që gjendet e djegur në këtë zonë, e fundit ishte makina që u përdor në atentatin ndaj Ylli Brahimit në Milot.

LEXO: Tritol, banesës së Skënder Likës në Kurbin, nga shpërthimi vetëm dëme materiale

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco