Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Vijon përgjakja e rrugëve, makina bie në kanal në Kavajë, vdes drejtuesja e mjetit

14:46, 10/03/2023
A+ Aa A-

Rrugët e vendit u përgjakën edhe këtë të premte nga aksidentet rrugore. në Kavajë, një 28-vjeçare humbi kontrollin e mjetit dhe ra në një kanal me ujë, duke humbur jetën. Në Durrës, një mjet i tonazhit të rëndë, goditi për vdekje një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

Nga SYRI TV

Aksidenti tragjik i mori jetën një tjetër gruaje të re këtë të premte. Ngjarja ndodhi në qytetin e Kavajës, në zonën e quajtur Rruga e Varrezave. Rovena Cara, 28 vjeçe, humbi kontrollin e mjetit tip Golf në një rrugë dytëse në Kavajë.

Mjeti ra në një kanal me ujë, duke u përmbysur. Për pasojë, drejtuesja e mjetit, Rovena Cara ka ndërruar jetë në vendngjarje, pasi dyshohet se është mbytur nga uji. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por dyshohet se mund të mos ketë mbajtur dot mjetin në kontroll duke kaluar në një kthesë të rrugës. Ajo po kthehej nga prindërit e saj, ku kishte lënë fëmijën e mitur, ndërsa në momentin e aksidentit nuk ka pasur njeri tjetër në makinë. 

I moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, kur është përplasur nga betonierja që drejtohej nga një 58-vjeçar. Aksidenti ndodhi pranë zonës së spitalit në qytetin e Durrësit. Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë pikërisht kjo gropë, të cilën i moshuari ka dashur ta shmangë, duke i dalë përpara betonieres. Drejtuesi i betonieres nuk ka rezultuar që të ketë qenë nën efektin e alkoolit gjatë momentit që ka qenë duke drejtuar mjetin.

Aksidenti në Kavajë dhe ai në Durrës, ndodhën në të njëjtën kohë, gjatë orës 12:30 të mesditës. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco