‘Zbërthehet Nokia dhe Samsungu’, ja çfarë u gjet në telefonat e Arsen Preçit dhe Arben Spahisë

‘Zbërthehet Nokia dhe Samsungu’, ja çfarë u gjet në telefonat e Arsen Preçit dhe Arben Spahisë

12:12, 27/02/2023
A+ Aa A-

Zbërthimi i dy telefonave Nokia dhe Samsung i Arsen Preçit dhe Arben Spahia kanë zbardhur disa komunikime që dy personat kanë paturme njëri-tjetrin.

Mes komunikimeve ishin dhe një foto e një pallati në lagjën "Emin Matraxhiu". Nga verifikimet e kryera në foto ishte filmuar pallati ku dyshohet se jetonte Arben Spahia, pasi sipas burimeve, Arsen Preçi jetonte në një ambjet magazinë të përshtatur.

Në raportin e shërbimit rezulton se kur punonjësit e policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit Arben Spahiu, ky shtetas i ka deklaruar punonjësve të policisë "Përse duhet të vini në banesën time për makina që gjeni rrugëve dhe s'kam punë unë me to".

Shtetasi Arben Spahiu jeton disa metra larg vendit ku është gjetur automjeti dhe nga pohimi i tij rezulton se ka patur dijeni për automjetin BMW X6.

Gjithashtu dy dokumentat (pasaportë dhe leje drejtimi) në gjuhen greke të gjetura në çantën e hedhur në koshin e plehrave kanë fotografinë e Arben Spahiu dhe po në atë çantë ndodhej edhe çelësi i automjetit të markës BMW X6, i cili ka hapur dhe ka bërë ndezjen e mjetit të markës BMW X6, në të cilën u gjetën armët e zjarrit.

Nisur nga sa më sipër, ka dyshime që shtetasi Arben Spahiu ka qenë duke siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer një ngjarje të rëndë kriminale dhe shetasi Arsen Preçi ka qenë ai që ka lënë automjetin BMW X6 në vendin ku u gjet nga shërbimet polciore, për këtë arsye është proceduar me ndalimin me iniciativë të këtyre shtetasve.

Po ashtu nga kqyrja që i është bërë makinës BMË X6 kishte targa AA347BP të cilët rezultuan se janë vjedhur në Elbasan nga një mjeti tip Opel me 15 shtator 2022.

Gjithashtu, Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tre profile gjurme gishti dhe një profil AND-je të gjetur në makinën tip BMWX6 të gjetur në Elbasan.

Përmes gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN shpresohen të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip BMW, në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy bidona me benzinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco