Erërat e fuqishme në Kosovë rrëzojnë shtyllat elektrike, preken disa rajone

Erërat e fuqishme në Kosovë rrëzojnë shtyllat elektrike, preken disa rajone

13:36, 25/02/2023
A+ Aa A-

Erërat e fuqishme në Kosovë kanë shkaktuar rrëzimin e shtyllave elektrike në disa rajone si Pejë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Ferizaj. KEDS, kompania kosovare për shpërndarjen e energjisë njoftoi se i ka shpërndarë me shpejtësi ekipet e punonjësve për të rilidhur energjinë elektrike.

Në një njoftimin e lëshuar sot thuhet:

“Për shkak të erërave të forta që sot në mëngjes kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektroenergjetik, si në largpërçues dhe në shtylla elektrike. Si rrjedhojë, edhe disa dalje 10kV kanë mbetur jashtë funksionit. Rajonet më të prekura janë Peja, Mitrovica, Prishtina dhe Ferizaj.

Ekipeve të KEDS-it të këtyre rajoneve u kanë shkuar për ndihmë edhe ekipet e rajoneve të tjera, në mënyrë që të sanohen dëmet sa më shpejt që është e mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë dhe shpresojmë se në një afat sa më optimal t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco