SYRI TV/ Rritja e çmimit të lejes së drejtimit, Sulçe: Formalizimi të kryhet nga Tatimet!

12:54, 25/02/2023
A+ Aa A-

Ekspertët e sigurisë rrugore e shohin me skepticizëm shtrenjtimin e ndjeshëm të çmimit të patentave. Në një intervistë për SYRI TV, eksperti Artur Sulçe thotë se me këto çmime, Shqipëria renditet në vendet më të shtrenjta për marrjen e lejes së drejtimit në raport me pagën mesatare, ndërsa sa i përket formalizimit të autoshkollave, sipas tij janë autoritetet tatimore ato që e kryejnë dhe jo enti kontrollues i autoshkollave

Nga SYRI TV

“Marrëveshja e nënshkruar mes Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Shoqatës së Autoshkollave, që do të sjellë rritje deri në dyfishim të çmimit të pajisjes me lejen e drejtimit, nuk konsiderohet efektive, jo vetëm për qytetarët, por edhe për ekspertët e sigurisë rrugore.”

Sipas ekspertit të Sigurisë Rrugore, Artur Sulçe, janë autoritetet tatimore ato që duhet të kryejnë procesin e formalizimit të autoshkollave dhe jo enti kontrollues i tyre.

Në intervistën e dhënë për SYRI TV, eksperti i sigurisë rrugore dha një suygjerim konkret, që sipas tij do ta bënte më efektive punën e autoshkollave.

Me vënien në zbatim të marrëveshjes, pas 25 vjetësh pritet të ndryshojnë tarifat për marrjen e patentës për kategoritë A, B, C dhe D.

Në varësi të kategorive çmimet do të jenë dy deri në katër herë më shtrenjtë se aktualet.

 Me çmimet e reja, Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjta për marrjen e lejes së drejtimit në raport me pagën mesatare dhe më e shtrenjta krahasuar me vendet e rajonit.

Çmimet e patentave për kategorinë B (teori+praktikë)

Shqipëria 740 €

Maqedonia e Veriut 700€

Kosova 418€

Mali i Zi 312€

Ndryshimi i çmimit për patentën e kategorisë B (Shqipëri)

Teoria       Është 20.000 lekë  Bëhet 30.000 lekë

Praktika    Është 25.000 lekë  Bëhet 55.000 lekë

Total         Është 45.000 lekë  Bëhet 85.000 lekë

Rritja        40.000 lekë

Çmimet e reja të patentave sipas kategorive

A1      45.000 lekë

A2      55.000 lekë

B1      55.000 lekë

B        85.000 lekë

C        95.000 lekë

D      125.000 lekë

Fitim i pikëve të humbura     32.000 lekë

Gazetare: F. Çela 

Operator: S. Goga 

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco