Gazetari: I gjithë shteti i angazhuar për të fshehur vrasjen e kenianes Xhoi

Gazetari: I gjithë shteti i angazhuar për të fshehur vrasjen e kenianes Xhoi

10:25, 25/02/2023
A+ Aa A-

Vrasja e 22-vjeçares kenianie Xhoi Aoko ka revoltuar opinionin publik në vend.

Kjo për shkak se ngjarja fillimisht u fsheh dhe më pas hetimet thuajse ishin inekzistente. Opozita thotë se qeveria po fsheh vrasjen e kenianies.

Ndërsa gazetari Klodian Tomorri ka një pyetje për të gjithë policët, prokurorët dhe politikanët.

“Që Shqipëria ka qeveri dhe shtet të korruptuar, këtë e dinë të gjithë. Dhe njerëzit kanë bërë paqe me këtë punë, nuk u bën më përshtypje. P.sh lajmet e vjedhjeve flagrante janë lajmet që bëjnë më pak zhurmë sot në publik.

Por që vritet njeriu, të mos e hetojë askush dhe madje të angazhohet gjithë shteti për të mbajtur ngjarjen fshehur, ky është fundi i fundeve. Këta nuk paskan din e iman.

Po mirë, shpirt nuk kanë, por jam kurioz për një gjë. Këtyre policëve, prokurorëve apo politikanëve që kanë gisht tek kjo fshehja e ngjarjes së vajzës nga Kenia, nuk u shkon ndonjëherë në mend; po sikur të gjithë policët, prokurorët dhe politikanët e botës të ishin si këta? Po sikur të njëjtën gjë t’ua bënin fëmijëve, motrave apo vëllezërve të tyre, që i kanë jashtë?” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco