EMRI - Aksident me vdekje në Berat/ Makina merr flakë pasi përplaset me shtyllën, ndërron jetë i riu

EMRI - Aksident me vdekje në Berat/ Makina merr flakë pasi përplaset me shtyllën, ndërron jetë i riu

08:19, 21/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Berat ku një 28 - vjeçar është përplasur me makinë me një shtyllë ndriçimi.

Pas përplasjes mjeti ka rënë në kanal dhe ka marrë flakë çka ka sjellë vdekjen e të riut.

"Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi Kliti Merkaj, 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M." njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco