U rrëzua aksidentalisht, niset urgjent me helikopter drejtë spitalit ushtarak një person nga Peshkopia

U rrëzua aksidentalisht, niset urgjent me helikopter drejtë spitalit ushtarak një person nga Peshkopia

17:11, 20/02/2023
A+ Aa A-

Një 70-vjeçar nga Peshkopia është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë lëndime të shumta.

Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Peshkopisë, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është kërkuar transporti i tij me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

“Rreth orës 15.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore  shtetasi S.D., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në kapanonin e makinës pranë banesës së tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njoftoi policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco