VIDEO-SYRI TV/ Çuçi u heq 'ushqimin' policëve, shkelet kontrata me sindikatën

16:38, 20/02/2023
A+ Aa A-

Prej 6 muajsh efektivët e policisë së shtetit në të gjithë vendin nuk marrin pagesën prej 450 lekë të rejash në ditë për trajtimin ushqimor. Ky fakt është konfirmuar nga Sindikata e Policisë, sipas së cilës Ministria e Brendshme shkeli në mënyrë të njëanshme kontratën kolektive.

Nga SYRI TV

Prej muajit korrik të vitit të kaluar, asnjë efektiv nuk ka marrë fondin e vaktit ushqimor parashikuar ne kontratat kolektive. Prej 6 muajsh Ministria e Brendshme është në shkelje të kësaj kontrate, dukë u ngelur borxh çdo efektivi dhjetëra mijëra lekë për këtë periudhe kohore.

Kontrata kolektive e nënshkruar muajin korrik të vitit 2020 shprehet qartë që të gjithë efektivët duhet të gëzojnë të drejtën e një vakti ushqimor, me vlerë 450 lekë në ditë.

Kreu i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta duke folur për SYRI TV shprehet se kontrata është shkelur pasi nuk janë lëvruar fondet nga Ministria e Brendshme.

Lidhur me këtë problematikë sipas Fishtës, është vënë në dijeni dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili është shprehur se kjo temë është biseduar dhe me kryeministrin e vendit Edi Rama. Teksa ka pasur raste që efektivë policie kanë kërkuar të drejtën e përfitimit të vaktit ushqimor deri në gjykatë.

Përveç vaktit ushqimor, efektivet e policisë gjendjen në vështirësi pasi edhe dietat e tjera të parashikuara me ligj që kanë të bëjnë me oraret e zgjatura apo shërbime të ndryshme jashtë zonës së tyre, nuk janë bërë pagesat ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco