Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Hodhi cigaren në rrugë, babë e bir bëjnë për spital të riun në Elbasan

23:10, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Elbasan ku 2 shtetas babë e bir kanë rrahur një të ri për shkak të një cigareje të hedhur në rrugë.

 Të dy personat agresorë janë babë e birë ku sipas personit të plagosur Francesko Dedja, të dy personat janë punonjës njëri si shofer ambulance në urgjencën e Elbasanit dhe tjetri është punonjës bashkie.

Për më tepër Francesko akuzon se këto të fundit blejnë vota për Partinë Socialiste në lagjen e tij. 

Syri Tv ka arritur të sigurojë videon e personit të plagosur në urgjencën e spitalit ku mes vështirësive për shkak të plagëve të marra arrin të sqarojë ngjarjen.

Por konflikti mes dy familjeve ka kohë që ka filluar dhe shkak ka qenë çështje pronësie dhe ka kaluar në seanca gjyqësore.

E gjithë ngjarja ka filluar pasi është djegur 2 metra gardh rrethues dhe sipas të atit Grigor Dedja gardhi i djegur nuk ka qenë i autorit. 

Këto dy familje kanë pasur gjithmonë konflikte pronësie ku më i rëndi ishte i sotmi i cili përfundoi me një të lënduar rëndë. 

Të dy familjet janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit ku janë marrë në pyetje për ngjarjen dhe nga ana e policisë bëhet me dije se personat e tjerë janë proceduar penalisht nga organet kompetente ndonëse nuk mund të kryhet një arrestim i tyre për shkak të ligjeve në fuqi. / Migen Sejdini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco