SYRI TV/ Arrestimi i Leonard Dukës, zbardhen detaje, kreu i 'klanit Duka’ në shoqërinë e një vajze

13:40, 17/02/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e Leonard Dukës në një provincë në Belgjikë.  Autoritetet belge e kanë prangosur Duken në shoqërinë e një vajze, mëngjesin e 14 shkurtit, që përkon me festën e Shën Valentinit, teksa në banesë u gjeten armë dhe shuma të konsiderueshme parash,

Nga SYRI TV

Mes armëve të zjarrit dhe shumave të konsiderueshme të parave, policia belge kapi në befasi të shumëkërkuarin Leonard Duka në një banesë private në një provincë të Brukselit, mëngjesin e 14 shkurtit.

Burime për Syri TV kanë bërë me dije se për  vendndodhjen e Leonard Dukës autoritetet belge janë njoftuar nga pala shqiptare që e kishte siguruar operacionin ne rruge operative.

Autoritetet shqiptare tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë ku 37-vjeçari do të përballet me disa akuza si vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

37-vjeçari, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht u shpall në kërkim pas vendimit të Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me kërkesë të SPAK, që e akuzoi Leonard Dukën si të përfshirë dhe urdhërues të vrasjes së Santiago Malkos, por edhe disa krimeve të tjera në vendin tonë. 

Teksa i vetmi i arrestuar për vrasjen e Santiago Malkos është Leonard Duka, në kërkim janë ende dhe 5 persona të tjerë.

Gazetare: B. Sari

Montazhi:O. Dema

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco