Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Gabriel Escobar 'sikleti' diplomatik i DASH

Në pranga 32-vjeçari në Lezhë, kishte në banesë kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë

Në pranga 32-vjeçari në Lezhë, kishte në banesë kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë

12:39, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një 32-vjeçar që mbante në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, krehra armësh dhe qindra fishekë luftarak është arrestuar nga policia në Lezhë.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Blinishti" u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 32 vjeç, banues në Blinisht, Lezhë.

"Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra arme dhe 155 fishekë luftarak.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet që shtetasi E. Ll. është gjithashtu, autor i vjedhjeve të materialeve, në 3 banesa në fshatra të ndryshme të Lezhës, vjedhje të kryera në datat 02.12.2022, 17.12.2022 dhe 14.02.2023," njoftoi policia.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco