Prisnin pyjet me ‘lejen e shtetit’, në pranga inspektori në Përrenjas dhe dy të tjerë

Prisnin pyjet me ‘lejen e shtetit’, në pranga inspektori në Përrenjas dhe dy të tjerë

10:33, 17/02/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë arrestuar nga policia në Elbasan pasi u kapën duke transportuar lëndë drusore në shkelje me ligjin.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Cubic”, për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtij rasti u arrestuan:

I. M., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe Gj. M., 45 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, për veprat penale "Prerja e paligjshme e druve dekorativë dhe frutorë" dhe “Fshehja e të ardhurave"; 

R. B., 35 vjeç, banues në Prrenjas, me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës". 

"Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në vendin e quajtur "Bregu i golit", në fshatin Stranik, Prrenjas, shtetasit I. M. dhe Gj. M., duke transportuar me një kamion tip "Iveco", 8m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi R. B., me detyrë inspektor pyjesh i bashkisë Prrenjas, ka shpërdoruar detyrën, duke u dhënë këtyre 2 shtetasve, lëndën drusore që e kishte prerë në mënyrë të paligjshme në zonën që ai ka patur në përgjegjësi" njoftoi policia.     

Në cilesinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me lëndën drusore. 

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco