EMRI/ Durrës, në pranga 35 - vjeçari që transportonte emigrantë, përplasi 4 mjete në tentativë për t'i ikur policisë

EMRI/ Durrës, në pranga 35 - vjeçari që transportonte emigrantë, përplasi 4 mjete në tentativë për t'i ikur policisë

10:05, 17/02/2023
A+ Aa A-

Besmir Pjetri është arrestuar nga policia e Durrësit për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

Transportonte emigrantë nga vendet e Lindjes, për të kaluar drejt vendeve të BE-së, në kundërshtim me ligjin, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Në përpjekje për t’iu shmangur Policisë, automjeti që drejtonte i arrestuari, përplasi 4 automjete të tjera.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të emigrantëve, kundrejt përfitimeve monetare, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasojat”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– B. P., 35 vjeç, banues në Mamurras.

Në aksin rrugor “Plepa – Durrës”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues 35-vjeçarin, i cili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. Menjëherë, shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë bërë ndalimin e shtetasit B. P., në automjetin e të cilit, u panë 8 emigrantë nga vendet e Lindjes, të cilët po transportoheshin, kundrejt parave, me qëllim kalimin ilegal, drejt vendeve të BE-së.

Gjatë përpjekjes për t’iu shmangur shërbimeve të Policisë, automjeti që drejtonte shtetasi B. P., u përplas me 4 automjete të tjera, me pasojë, vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco