Aksident tek 'Uji i Ftohtë' në Vlorë, një i plagosur, largohet nga vendngjarja drejtuesi i automjetit

Aksident tek 'Uji i Ftohtë' në Vlorë, një i plagosur, largohet nga vendngjarja drejtuesi i automjetit

17:40, 16/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar në Lagjen ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë ku një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me një motomjet, drejtuesi i të cilit, me iniciale D.F 40 vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco