Theu masën e sigurisë dhe prerje të paligjshme, 1 i arrestuar në Korçë

Theu masën e sigurisë dhe prerje të paligjshme, 1 i arrestuar në Korçë

14:47, 16/02/2023
A+ Aa A-

Një person është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi ka thyer masën e sigurisë 'Arrest Shtëpie'. Po ashtu janë proceduar penalisht dy persona, pasi janë kapur duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 49 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 42 vjeç dhe F. B., 39 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi janë kapur duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërnik, Devoll. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco