Qëlloi shokun pas sherrit verbal, ‘Arrest shtëpie’ për 17 vjeçarin

Qëlloi shokun pas sherrit verbal, ‘Arrest shtëpie’ për 17 vjeçarin

14:24, 16/02/2023
A+ Aa A-

17-vjeçari me iniciale A.Gj. i cili plagosi me armë zjarri një 15-vjeçar pas një konflikti në gjimnazin “At Shtjefen Gjeçovi” në Laç mesditen e së hënës u lirua nga qelia.

Gjykata e Kurbinit vendosi ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ashtu siç kishte kërkuar prokurori Bardhyl Shehu. Konflikti mes nxënësve të gjimnazit të Laçit, ndodhi rreth orës 12 e 20 minuta të së hënës jashtë ambienteve të shkollës, ku pas debatit verbal për motive të dobëta, 17-vjeçari me inicial A.GJ. nxori pistoletën që e mbante me vete në shkollë dhe qëlloi në këmbë 15-vjeçarin L.RR, duke e lënë të plagosur.

Ai u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit, nga ku bëhet e ditur se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco