Lirohen nga burgu dy protestues, u arrestuan në tubimin e 13 shkurtit

Lirohen nga burgu dy protestues, u arrestuan në tubimin e 13 shkurtit

14:08, 16/02/2023
A+ Aa A-

Jakup Stafa dhe Dorison Petoku janë liruar sot nga burgu, pasi u arrestuan në tubimin e opozitës të datës 13 shkurt, pas tensioneve që pati përpara Kuvendit mes efektivëve dhe protestuesve, njofton SYRI TV.

Ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga gjykata e cila pranoi kërkesën e  prokurorisë për lirimin e dy protestuesve.

Jakup Stafa dhe Dorison Petoku  u shoqëruan fillimisht në ambientet e Komisariatit nr.1 në Tiranë dhe menjëherë kanë shkuar pranë tyre, përfaqësues të PD-së, duke iu garantuar mbështetje protestuesve dhe për të mësuar arsyet e shoqërimit dhe arrestimit të qytetarëve, që kishin kanë dalë për të protestuar për të drejtat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco